Monday, 16. March 2026
Sport

Thuhet që Reali po ia lyp pasardhësin, por Ancelotti ka pritje të tjera

GS 23/09/2024 1 Min. Lesezeit

Përderisa gufojnë spekulimet se kush do ta zëvendësojë Carlo Ancelottin si kryetrajner të Real Madridit, ky i fundit mban ymyt të qëndrojë edhe më gjatë te klubi mbretëror.

Fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve me Kryeqytetasit, së fundmi e ka përsëritur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

“Të jesh te Real Madridi, klubi më i mirë në botë, ndjen si diçka e veçantë”, ka thënë Ancelotti.

“Do të doja të qëndroja te Real Madridi për shumë e shumë vite. Nuk kam një afat skadimi”, ka thënë italiani, përcjell Fabrizio Romanoja në X.

Teilen: