• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli: Mendoj se Ronaldo është superior ndaj Mesit

23/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Stefano Pioli ka mbërritur së fundmi te Al-Nassr, por ai tashmë ka fituar ndeshjen e tij të parë kundër Al Ettifaq 3-0 dhe ka parë Cristiano Ronaldon të shënojë. Ish-trajneri i Milanit, në një intervistë për TNT Sports, ka sqaruar opinionin për kampionin portugez duke e krahasuar me rivalin e tij të të gjitha kohërave: “Mendoj se është superior ndaj Messit, ka shënuar më shumë gola se sa ka ndeshje”.

Më pas trajneri italian shtoi: “Ne do të punojmë për të zhvilluar të gjithë ekipin dhe për të përdorur të gjitha burimet në dispozicion. Ne do të ndërtojmë stilin tonë të lojës pa pritur taktikat e kundërshtarit. Ndeshjet e ardhshme do të më mësojnë të kuptoj më mirë pikat e forta, të skuadrës, dobësitë dhe aftësitë. Shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive”.

Pioli u shpreh shumë i kënaqur me ndeshjen e parë: “Ajo që pashë nga lojtarët në këtë ndeshje ishte shumë e kënaqshme për mua. Kemi lojtarë të nivelit të lartë, vendas dhe të huaj, dhe synimi ynë është të marrim pjesë në çdo turne. Do të lë gjurmë me Al-Nassr”.

“Arsyeja pse u bashkova me Al-Nassr është shumë e qartë: dua të fitoj kampionate. I kam parë të gjitha ndeshjet e Al-Nassr këtë sezon, por tani duhet të fokusohemi në të ardhmen. Skuadra ka potencialin për të arritur rezultate të mira”.

Next Post

Vllaznia zyrtarizon transferimin e Alivodës, klubi shkodran konfirmon detajet e marrëveshjes me arabët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.