Friday, 3. April 2026
Sport

Përfundon sezoni për Rodrin, thonë raportimet e fundit

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Raportet e fundit thonë se ka përfunduar sezoni për yllin e Manchester Cityt, Rodri.

27-vjeçari u lëndua në përballjen e djeshme ndaj Arsenalit në Premier Ligë, dhe u detyrua ta linte fushën pas diku 20 minutash lojë.

Ndërkaq tani raportet thonë që ai e ka këputur ACL-në (ligamentin e kryqëzuar anterior).

Ky është njëri prej lëndimeve më të rënda për sportistë.

Teilen: