Nëse ka një milanist të vetëm, përfshirë drejtuesit kuqezi, i cili nuk ka menduar se sonte përfundon në tragjedi kur u lexuan formacionet para derbit, i lutemi të ngrejë dorën. E vërteta është se plani i derbit dukej i vendosur në mënyrë perfekte: trajner në kthesën e fundit, kundërshtar dukshëm superior dhe skuadër hiperofensive dhe shumë e çekuilibruar (në teori, me sa duket). Ja që në vend të kësaj, për shkak se ndonjëherë ndodh e paperceptueshmja, gjithçka ishte jashtëzakonisht e ndryshme dhe telefonat, ndoshta tashmë gati për të kontaktuar me trajnerin e ri të Milanit, me të drejtë u fikën ndërsa kuqezinjtë kalojnë në provimin e radhës. Po, sepse testi i derbit, të cilin kuqezinjtë nuk e kishin fituar që nga 3 shtatori 2022, një përjetësi që zgjati gjashtë sfida, jo vetëm u kalua shkëlqyeshëm, por hapi edhe perspektiva interesante për sezonin aktual duke rritur përsëri shanset e Fonsekës, tepër të ulëta deri të dielën pasdite. Një trajner që u cilësua si i dështuar shumë herët përbën një gabim. Nga të gjithë: nga tifozët tek drejtuesit e deri te mediat dhe, meqë mësohet duke bërë gabime, kur flasim për mediat flasim edhe për veten tonë. Miopë, sipas natës së kaluar, si gjithë të tjerët.
LËVIZJA TAKTIKE – Guximi me të cilin Paulo Fonseka jo vetëm fitoi, por dominoi derbin, në fakt nuk është rezultat i dëshpërimit, por pasojë e një pune të gjatë logjike, që e shtyu të korrigjonte në mbrëmjen më të rëndësishme të gjitha gabimet që ishin bërë e që prej pesë javësh shoqëronin ekipin. 4-4-2 ose 4-2- 4, si të doni ta quani (në realitet është thjesht një lexim i ndryshëm i të njëjtit modul) para së gjithash e ka bërë “Djallin” më kompakt në fazën mbrojtëse dhe për rrjedhojë edhe më pak të cenueshëm. Pika qendrore, është zhvendosja përpara në ndërtimin e lojës. Pa lojtarë të pastër dhe me vështirësinë e dukshme për të ndërtuar nga prapavija, Fonsekaa nuk bëri gjë tjetër veçse e zhvendosi “organizatorin” 20 metra më tej, duke anashkaluar vijën e parë të presionit (ndër të tjera, shpesh vdekjeprurëse kur flitet për Interin) dhe duke u mbështetur në dy qendërsulmues i lëvizshëm (Morata më i tërhequr se Abrahami) dhe i aftë për të marrë topa dhe për t’i orientuar ato. Gjithçka në favor të lojtarëve që kanë qenë gjithmonë të aftë për të qenë të rrezikshëm në hapësira si Pulisiç dhe Leao (ende në hije, ndoshta më pak të bindur për zgjidhjen e re taktike) dhe duke favorizuar zbritjet e Reijnders.
INDIVIDËT – Të luajturit prapa linjave të mesfushës kundërshtare me kaq shumë lojtarë, i prishi planet Inzagit, i mësuar të përballej ndryshe me Milanin dhe përmirësoi me një lëvizje të vetme të gjithë individët në krizë për të cilët kishte folur vetë Fonseka pas Liverpulit. Emerson Rojal bëri një gabim në golin e Dimarko, por ai e rigjeti menjëherë rrugën. Tomori mund të mos jetë pa të meta, por u luftoi si duhet kundër Turamit; Teo mund të mos ketë shtyrë shumë, por ndaloi fillimisht Dumfries dhe më pas Darmianin, teksa Gabia, tashmë më pozitivët në të kaluarën, fillimisht “mbyti” Lautaron dhe më pas vendosi ndeshjen. Gjithçka me ndihmën e një Fofana që nuk është fenomen, por që po të mbyllësh hapësirat, puna e tij e mbulimit është padyshim më e mirë. Pra, të gjitha problemet zgjidhen? Shumë herët për të thënë, por nëse ka një rrugë të qëndrueshme, kjo duket e duhura. dhe nuk është rruga e çmendurisë, siç menduam të gjithë, apo e guximit të çmendur.
PANORAMASPORT.AL