Wednesday, 8. April 2026
Sport

Cassano shpërthen kundër Ronaldos: Le të bëjë edhe 3000 gola, s’di të luajë futboll!

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Antonio Cassano, ish-lojar i ekipeve të mëdha si Roma, Milan, Inter, Real Madrid… , ishte shumë i ashpër ndaj Cristiano Ronaldos në një bisedë në ‘Viva el futbol’ me Nicola Ventolan dhe Lele Adanin. Videoja e tij është bërë virale në rrjet.

“Cristiano Ronaldo nuk di të luajë futboll. Mund të shënojë 3000 gola, nuk bën një m*t. Ata që dinë të luajnë futboll janë Higuaín, Lewandowski, Benzema, Agüero, Ibra, Suarez.”

Ish-futbollisti 42-vjeçar argumentoi se lojtarët e sipërpërmendur “dinë të luajnë futboll si ekip, ndërsa Cristiano ka si qëllim vetëm të shënojë.”

Cassano e argumentoi mendimin e tij duke u shprehur se “gjatë tri ose katër viteve të fundit në Madrid, CR7 ishte qendërsulmues. Ai ka qenë gjithmonë një anësor i majtë. A doni ta vendosni në mesin e këtyre sulmuesve? Ata që përmenda kanë diçka e përbashkët… Higuaín, Agüero, Leëandoëski, Benzema, Ibrahimovic dhe Luis Suarez dinin të luanin me shokët e tyre të skuadrës.”

Teilen: