Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, është përballur me pyetjen nëse José Mourinho ka ndikuar në strategjinë e tij në ndeshjen kundër Manchester City-t, e cila përfundoi në barazim (2-2).
“Topçinjtë” e kthyen rezultatin në pjesën e parë dhe luajtën gjatë të dytës me një lojtar më pak, por John Stones realizoi në minutat e funit të shtesës, duke u mohuar fitoen londinezëve.
“Më shumë se ndikim, mendoj se mund mësosh shumë nga trajnerë të tjerë cilësorë dhe thjesht përpiqesh të kuptosh pse ata ishin të suksesshëm.
Në këtë nivel dhe me sasinë e ndeshjeve që po luajmë, mund të krijosh një ide e të mendosh nëse takimi mund të shkojë në atë drejtim, por nëse shkon në një drejtim tjetër, a e ke aftësinë të përshtatesh? Sepse ky është niveli ku jemi luajmë”, deklaroi spanjolli në konferencën për shtypin para duelit me Boltonin për Kupën e Ligës.
“Fatkeqësisht ka lojtarë që nuk janë në dispozicion për nesër, por nuk do t’i zbuloj tani”, deklaroi Arteta.
Për një rotacion të mundshëm të ekipit dhe aktivizimit të lojtarëve më të rinj, Arteta shtoi:
“Nuk mund të bëjmë 10 ndryshime sepse nuk kemi 10 lojtarë të tjerë në dispozicion. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për çdo lojtar që nuk ka pasur ende një shans, për të treguar atë që po bën në stërvitje.”
Arteta foli edhe për Odegaard dhe Zinchenko, të cilët po rikuperohen nga lëndimet: “Unë mendoj se Odegaard do të jetë gati për çështje javësh. Sa, nuk i di. Mund të kemi një surprizë, por mendoj se nuk ka gjasa që ai të kthehet para ndeshjeve të kombëtareve. Zinchenko nuk është ende gati për të luajtur dhe mendoj se do të mungojë edhe për disa javë.”