Saturday, 15. August 2026
Sport

Karrica i Ballkanit suspendohet me dy ndeshje

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të jetë dy ndeshje pa sulmuesin Bernard Karrica.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar të martën se Karrica është pezulluar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës për shkak të përjashtimit nga loja vikendin e shkuar.

Karrica u ndëshkua me karton të kuq në derbin që Ballkani e humbi 1:0 nga Drita në Gjilan pasi u inkuadrua nga banka e rezervistëve.

Kështu që, Karrica nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoj ekipin nga Suhareka në dy ndeshjet e radhës të organizuara nga FFK-ja.

Po ashtu, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka gjobitur edhe drejtorin sportiv të Ferizajt, Genc Hyseni me 300 euro për shkak të kërcënimit dhe ofendimit ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.

Skuadra e Ferizajt u mposht nga Llapi me rezultatin minimal 1:0 në kuadër të xhiros së 6-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Teilen: