Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Trajneri la Ramadanin në stol pas sharjeve, Leçen e eliminon në shtëpi nga Kupa klubi i Serisë B. Debuton një tjetër shqiptar

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Leçe i ka dhënë lamtumirën shumë shpejt këtij edicioni në Kupën e Italisë, teksa është eliminuar që në raundin e tretë të turneut përballë një klubi të Serisë B, për më tepër në një ndeshje të luajtur në fushën e saj.

asdsaddsadsaadsasdasdadsads

Ylber Ramadani, pas situatës së krijuar në fundjavë ku shpërtheu në sharje ndaj trajnerit Goti pas zëvendësimit, këtë herë u la në pankinë në takimin kundër Sasuolos. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte klubi i Leçes pasi Sasuolo gjeti golin me Muaremoviç në pjesën e parë dhe me D’Andrea në të dytën, duke siguruar kalimin në turin tjetër.

Ramadani ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina, pasi nuk u aktivizua nga trajneri Goti, teksa debutimin në fushë me fanellën e Leçes e bëri në 10 minuta e fundit Luis Hasa, i afruar gjatë verës në radhët e këtij klubi.

GOLI I MUAREMOVIÇ (VIDEO)

GOLI I D’ANDREA (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: