Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Efekti Kompany, Muller: Dominimi i kundërshtarit, diçka e re

GS 24/09/2024 2 Min. Lesezeit

Bayern ka ndryshuar kursin dhe ka dominuar që nga fillimi i sezonit, duke bërë gjithashtu një debutim mbresëlënës në Ligën e Kampionëve. Një frymë e re, e kombinuar me cilësinë e madhe që po kënaq jashtëzakonisht tifozët dhe gjithashtu lojtarët nën drejtimin e Vincent Kompany. Ashtu siç u shpreh hapur edhe Thomas Müller në intervistën e dhënë për Sky Sports DE.

Pas dy sezonesh mediokër, sulmuesi gjerman po shijon sovranitetin e tij të ri: “Duhet thënë se mënyra se si po luajmë futboll për momentin është argëtuese”, filloi ai.

Aq sa skuadra bavareze i ka fituar të gjashtë ndeshjet e luajtura deri më tani në Bundesligë, DFB Pokal dhe Champions League, me një diferencë golash 29 të shënuar dhe 5 të pësuar.

Për të veçuar, mjaft gola të shënuar deri më tani: “Sigurisht që ka shumë gola, por golat i shoh më shumë si pasojë e stilit të lojës dhe mënyrës se si e sjellim atë në fushë. Është diçka që nuk ka qenë në këtë dimension për një kohë të gjatë”, shpjegoi Muller.

Merita e madhe duhet t’i jepet, në mënyrë të pashmangshme, bastit të fituar momentalisht nga drejtuesit e Bayern, pikërisht Vincent Kompany në vend të Thomas Tuchel: “Vitet e fundit sigurisht që ka pasur disa ndeshje të mira. Por besoj se ky dominim, ky dominim i kundërshtari, është diçka e re, duhet të jemi të sinqertë për këtë, po, është një ndjenjë e mire”.

 

 

Teilen: