• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti vendos të tjera rekorde në krye të Realit të Madridit

25/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit mundi me rezultatin 3-2 Alavesin mbrëmjen e djeshme dhe u ngjit në kuotën e 17 pikëve në renditje. Ndeshje kundër Alavesit ka qenë e veçantë për trajnerin italian të madrilenëve, që ka festuar me tre pikë një sfidë jubilare.

Një tjetër mbrëmje rekordesh për Carlo Ancelottin në krye të Realit të Madridit: 300 pankina me “blancos”, 365 ditë të pamposhtur në La Liga dhe fitorja e 29-të në 39 ndeshjet e fundit. Asnjë trajner nuk ka arritur të ketë një seri më të gjatë rezultatesh pozitive pa njohur humbje në kampionatin spanjoll.

Ancelotti bëhet trajneri i dytë që ka drejtuar më shumë ndeshje Realin e Madridit, vetëm Miguel Munoz (605 ndeshje) ka qëndruar më shumë në pankinën e madrilenëve.

Me 39 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, Reali i afrohet rekordit të Barcelonës, që ka arritur 43 rezultate pozitive radhazi në LaLiga (36 nën drejtimin e Valverdes dhe 7 nën drejtimin e Luis Enrikes).

Next Post

Varane thotë lamtumirë, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli i luajtur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.