Krahasimi me një vit më parë thotë shtatë pikë më pak për Interin: pesë fitore në pesë ndeshjet e para të kampionatit për të diktuar një renditje të plotë pikësh, shumë ndryshe nga ajo aktuale që i sheh zikaltrit në kuotën e vetëm 8 pikëve.
Më pas, është e vërtetë, do të vinte disfata kundër Sasuolos dhe barazimi me Bolonjën në “San Siro” (ndërthurur me 4-0 në Salerno), por shpejtësia e marshimit që prej andej do të bëhej shumë shpejt e papërballueshme për kundërshtarët dhe ishte e qartë. Duke u rikthyer edhe një sezon, 2022/23, renditja krahasuese tregon ende shenjën minus: -1, me tri fitore dhe dy nokaut, i dyti nga të cilët kundër Milanit.
ECURIA – Në vitin e parë të Inzagit, për ta mbyllur diskutimin, pas pesë javëve të para pikët ishin 13: edhe këtu lind një -5 jo e parëndësishme. Diskutim i ngjashëm nëse analizojmë më pas golat e shënuar: 18 në 21/22, 11 në 22/ 23, 14 në 23/24 krahasuar me 10 aktualët. Për ata të pësuar, 5 aktualët dallohen veçanërisht kur krahasohen me një gol të pësuar në pesë ndeshjet e para të vitit të kaluar. Megjithatë, ato ishin të njëjta në 21/22, teksa më keq vetëm në 22/23 kur u pësuan tetë. Me pak fjalë, kjo do të thotë se në aspektin numerik (me përjashtim të kësaj shifre të fundit) sezoni aktual përbën nisjen më të keqe nën urdhrat e Inzagit, çka do të ishte material i mjaftueshëm për disa reflektime të nevojshme që do të bëhen brenda dhomave të zhveshjes zikaltër.
TË BASHKUAR – Kështu duhet të ketë ndodhur edhe dje. Rikthimi në punë dhe analiza e arsyes së ndërprerjes së “dritës” në mbrëmjen e së dielës ishin në rend të ditës. Fikja e papritur dhe befasuese e Interit i shtangu të gjithë. Para së gjithash vetë lojtarët, jo vetëm për trajnerin dhe drejtuesit. Prania e këtyre të fundit u pikas edhe në qendrën stërvitore me Marotën, Ausilion, Baçin dhe Zaneti që do të monitorojnë punën e Inzagit. Duhet thënë se të gjithë janë në krah të trajnerit.
Asnjë dramë, aq më pak ndonjë provë krisjeje, por një ribashkim i sinqertë dhe një analizë e thelluar. Renditja, u tha, është ajo që është: 8 pikë në pesë ndeshje përbëjnë një fluturim në kuotë të ulët, por Interin ka fatin që asnjë nga kundërshtarët nuk ka pasur forcë për të marrë arratinë dhe distancat janë të vogla. Udine është në horizont, ku goli i Fratezit në marsin e kaluar në kohën shtesë hoqi çdo dyshim për yllin e dytë. Por kjo është pikërisht e kaluara. E tashmja kërkon një përgjigje të menjëhershme.
PANORAMASPORT.AL