• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Demiri: Jemi të motivuar, në Kumanovë fitojmë ne

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën që kaloi, Bashkimi nga Kumanova shënoi fitore të rëndësishme në Ohër me rezultat 0-1, por ajo ndeshje tashmë është “arkivuar”. Kohë për të pushuar nuk ka, pasi të mërkurën në Kumanovë i pret ndeshja e radhës, ajo me Bellasicën nga Strumica, e vlefshme për xhiron e 4-të të ligës së dytë (javë e jashtëzakonshme).

Në kampin zigjelbër janë tejet optimistë para këtij 90- minutëshi. Këtë e konfirmon edhe mesfushori tetovar i Bashkimit, Ardit Demiri në intervistën për Open-TV.

“Ndeshjen e presim të motivuar dhe të koncentruar, të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Atmosfera brenda ekipit është pozitive dhe i gjithë grupi jemi të motivuar”, deklaroi në fillim të intervistës Ardit Demiri.

“E vërtetë se Bashkimi gjithmonë ka pasur telashe me Bellasicën, por besoj se tani jemi të motivuar dhe në përparësi nga rezultatet positive. Me bindje të plotë e them se tre pikët do të ngelin në shtëpinë tonë”, flet me tone optimiste 23 vjecari nga Tetova.

“Gjithmonë para publikut kumanovarë është motivuese dhe kënaqësi të luash. Premtoj se unë dhe bashkëlojtarët do të japim maksimumin që neser të arrijmë fitoren e parë në shtëpi këtë sezon, sepse kumanovarët dhe Iliret meritojnë shumë më shumë”, theksoi autori i golit në fitoren ndaj Borecit.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm të rezultateve pozitive, të marrim ndeshjet një nga një, besoj se Bashkimi do të jetë në krye të tabelës dhe ne fund të sezonit do të arrijë qëllimin e vet-Ligën e Parë”, përfundoi Ardit Demiri.

Next Post

Ten Hag, tifoz: Nuk dua që ta lëndoj Tuenten, do të preferoja rival tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.