• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja nis nesër grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra fton 20 futbolliste

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e vajzave U-15 nis të premten grumbullimin për aventurën e radhës në turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 27 shtator – 5 tetor dhe që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajnerja e skuadrës U-15, Daniela Kodra ka shpallur edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë turne. 8 futbolliste me origjinë shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Shqipërisë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në këtë turne, ndërsa 12 lojtaret e tjera janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave.

Një punë shumë e mirë është bërë edhe me ekipet në kampionatet e shkollave 9-vjeçare në disa zona të Shqipërisë, ku aktivizohen çdo vit mbi 800 vajza të vogla që kanë pasion futbollin.

Shqipëria U-15 do të grumbullohet në Tiranë më 27 shtator dhe do të kryejë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Next Post

“Ju tregoj raportin me Ibrën”, Materaci: Milani e meritoi fitoren në derbi, por Interi merr kampionatin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.