• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhegrova thotë se e përjashtoi FFK-ja, jo trajneri

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i skuadrës së Lillet, Edon Zhegrova, ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij nga Përfaqësuesja e mori Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo selektori Franco Foda.

Në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës këtë muaj, Zhegrova së bashku me Arijanet Muriqin dhe Florent Muslijën u përjashtuan për shkak se FFK-ja pretendoi se kanë thyer rregullat disiplinore.

Të tre lojtarët kanë mohuar pretendimet se kishin dalë për të festuar dy ditë pas humbjes nga Rumania, por kanë thënë se kishin dalë për të ngrënë bukë.

Në konferencë për shtyp të enjten para ndeshjes me Le Havren, Zhegrova u pyet nga gazetarët për përjashtimin nga Kosova. Ai ka thënë se ka njerëz që nuk e duan dhe flasin fjalë të këqija për të, duke aluduar në FFK-në.

“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së – për atë edhe isha pak i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua. E njoh veten, e di sa profesional jam dhe kur kam lexuar disa lajme se kinse kam dalë në klub nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme. Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”, ka thënë ai.

25-vjeçari tutje u shpreh se kjo çështje tani i përket së kaluarës dhe nuk ka më rëndësi.

Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë sezon te Lille, ku ka shënuar tri gola në po aq ndeshje në Ligue 1 kurse tre gola i ka edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

FFK-ja nuk ka treguar se çfarë masa të tjera do të ketë për tre lojtarët e përjashtuar, ndonëse në njoftim ka paralajmëruar një gjë të tillë.

Grumbullimin e radhës, “Dardanët” e kanë muajin tjetër, në të cilin do ti luajnë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Next Post

Debutoi në Ukrainë, flet Ilir Krasniqi: Kualiteti është i madh këtu, me performanca të mira dua të fitojë minuta edhe tek kombëtarja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.