Thursday, 21. May 2026
Sport

Brown i Yllit shpallet MVP i javës

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan Terrell Brown është zgjedhur MVP i javës së dytë në elitën e basketbollit kosovar, ka njoftuar të enjten Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Brown, i cili është pjesë e Golden Eagle Yllit, pati paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Trepçës, të cilën ekipi nga Suhareka e humbi në Mitrovicë me shifrat 77:67.

Përkundër humbjes së ekipit të tij, Brown ndeshjen e mbylli me 35 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 37-të, apo më të lartin në xhiron e dytë.

Gjithashtu, Brown ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të kësaj xhiroje, e cila përbëhet tërësisht prej lojtarëve amerikanë.

Pjesë e pesëshes më të mirë janë edhe Damiree Burns e Jalen Moore të Sigal Prishtinës, pastaj Ardarryl Clay Jr i Borës dhe Desmond Cambrige i skuadrës së Trepçës.

 

 

Teilen: