• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Organizimi i Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë dhe Kosova s’do ta fal

27/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Serbia janë mjaftë afër për ta fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian në kategorinë U21 në vitin 2027-të.

UEFA ka njoftuar dje se këto vende bashkërisht i kanë plotësuar kushtet e afateve për të ofruar një plan të detajuar rreth organizimit.

E në lidhje me këtë bashkëorganizim të FSHF-së dhe federatës serbe të futbollit së fundi një reagim pati edhe nga “Dardanët” e Kosovës.

Dardanët kanë theksuar se nga Tirana po bashkëpunojnë me ata që për çdo javë klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës të mbuluar me ngjyra të Serbisë, apo kur tifozët e klubeve të Beogradit bëhen nxitës e motivues për rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë.

“Gjë që më pas u përpoqën të ndodhte me një grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike të Republikës, të cilët u treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë në çdo pëllëmbë të tillë. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje”, thuhet në reagimin e Dardanëve, transmeton lajmi.net.

Po ashtu u tha se ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetoj përjetë dhe nuk do të falet.

“Kosova nuk do ta fal, jo në emrin tonë”.

E një reagim në lidhje me këtë patën dje edhe “Tifozat Kuq e Zi”.

Në reagimin e tyre thuhet se ky organizim “nuk mund të quhet i Shqipërisë”.

“Pasi FSHF-ja nuk ka kompetencën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë”, thuhet në reagim.Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime”, thuhet tutje në reagim./Lajmi.net/

Next Post

Sulmohet me armë ish-sulmuesi i Turqisë dhe Fenerbahçes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.