Thursday, 21. May 2026
Sport

Llapi ia shkakton humbjen e parë Suharekës, ‘rrëmben’ pozitën e parë

GS 27/09/2024 1 Min. Lesezeit

Llapi realizon fitoren e tretë rresht, i shkakton humbjen e parë Suharekës dhe rrëmben pozitën e parë, pas triumfit të premten në Podujevë.

Skuadra e Tahir Batatinës, fitoi bindshëm ndaj Suharekës, me rezultat 3:0 duke u barazuar me pikë, me këtë skuadër dhe Malishevën, nga 13 sosh, në krye të tabelës.

Golin e epërsisë për llapjanët e shënoi Blendi Baftiu në pjesën e parë përmes një penalltie, e cila u përsërit.

Në pjesën e dytë kur pritej reagimi i mysafirëve, erdhi goli i dytë për Llapin i shënuar nga ahme Januzi.

Fitoren bindëse e vulosi Arbnor Ramadani me një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes.

Teilen: