Thursday, 21. May 2026
Sport

Flick: Është shumë bukur të jesh trajner i Barcelonës

GS 27/09/2024 1 Min. Lesezeit

Hansi Flick foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasuna. Barça është në kërkim të suksesit të saj të tetë radhazi në kampionat: “Fitorja është gjithmonë e bukur. Ne nuk fokusohemi nëse është një rekord. Jemi përgatitur për të fituar, por e di që do të jetë e vështirë”.

“Osasuna është shumë e fortë në shtëpi, ata kanë fituar 10 pikë. Atmosfera është e çmendur dhe fansat i mbështesin shumë, më pëlqen”.

Përshtatja e skuadrës: “Është çështje cilësie, e them shpesh. Lojtarët janë shumë mirë të përgatitur për të luajtur. Ata punojnë me pasion dhe shumë mentalitet, ndjekin udhëzimet tona. Është shumë bukur të jesh trajner të Barcelonës”.

Teilen: