Një sportist 23-vjeçar regbie në Britani dhe baba i dy fëmijëve, është ndarë papritur nga jeta duke lënë pas gruan shtatzënë dhe fëmijët e vegjël.
Klubi i regbisë Rossendale njoftonte se Liam Canning ka vdekur të mërkurën, pa dhënë detaje mbi shkakun apo sëmundjen që shkaktoi humbjen.
Disa ditë para vdekjes së tij bashkëshortja fliste e emocionuar për shtatzaninë. Bashkëshortja e tij Paige, postonte një foto të çiftit duke u puthur në dasmën e tyre dhe komentonte: “Do të të dua gjithmonë, do mbetesh miku im më i mirë.”
Liam kishte luajtur me skuadrat e Sedgely Park, Blackburn, Waterloo and Burnley & Pendle gjatë karrierës së tij.
Ai kishte bërë shumë punë bamirësie, kryesisht në furnizime për të pastrehët në zonat ku banonte.
Shkaku i vdekjes së papritur te të riut nuk është publikuar.