Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

FIFA dënon portierin e Argjentinës për “sjellje ofenduese”

GS 28/09/2024 1 Min. Lesezeit

Emiliano Martinez, numri një i Aston Vilës dhe Argjentinës, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij kundër Venezuelës dhe Bolivisë.

Kështu ka vendosur FIFA, e cila e ka justifikuar sanksionin duke folur për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”.

Lojtari i lindur në vitin 1992 pagoi goditjen që i dha një kameramani në fushë gjatë ndeshjes që humbën kundër Kolumbisë dhe festës së diskutueshme me trofeun e Kupës së Amerikës.

Teilen: