• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Numri një i tenisit në prag të suspendimit shkaku i dopingut

28/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka apeluar vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit të tenisit (ITIA) në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) dhe po kërkon pezullimin e tenistit numër një në botë aktualisht, Jannik Sinner.

Para fillimit të US Open në fund të gushtit, ITIA nuk ndëshkoi Sinnerin pasi tenisti italian në mars rezultoi në dy teste pozitiv për clostebol.

Closteboli është substancë e ndaluar për sportistët nga WADA. Sinneri e përdori clostebolin për ta trajtuar një prerje në gisht – por ajo mund të ketë efekt në rritje të performancës.

Të shtunën, WADA ka thënë se vendimi i ITIA-s nuk ishte i saktë sipas rregulloreve në fuqi.

“Ne do të kërkojmë pezullim nga një deri në dy vjet. WADA nuk dëshiron që t’ia heqë rezultatet e arritura Sinnerit”, thuhet në njoftim.

Sinner, pavarësisht presionit të shkaktuar nga skandali i dopingut, fitoi US Open, titullin e dytë Grand Slam, pas Australian Open në fillim të këtij viti.

Next Post

Goditje e rëndë për Vllazninë nga UEFA, humb apelimin dhe duhet të paguajë një gjobë të majme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.