Ish-ndihmësi i komisarit teknik i Anglisë, Xhimi Floid Haselbaink ka lënë të kuptohet se Markus Rashford nuk do të jetë më ia i dikurshmi. Sipas tij sulmuesi i Mançester Junajtid nuk do të jetë më një lojtar me peshë në arenën ndërkombëtare.
“Kur shikoj Markus Rashfordin dhe vë re gjuhën e tij të trupit dhe mendoj se futbolli nuk është më një prioritet për lojtarin”, tha holandezi, i cili ka punuar disa vite me Sauthgejt si koordinator i repartit të sulmit të Anglisë.