• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija, “leksion” Vardarit, pa fitues derbi i shqiptarëve Struga-Gostivari

29/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija i jep leksion futbolli Vardarit të Shkupit në javën e tetë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova e harruan shpejt disfatën e mesjavës nga Gostivari, duke e mundur rivalin historik me rezultatin e thellë 4-0. 

Që në pjesën e parë futbollistët tetovarë paralajmëruan se do të fitonin thellë, pasi golat u shënuan që në fillim të ndeshjes.

E hapi serinë Trumci, që realizoi në minutën e  3-të, pastaj në të 13-tën Ibraimi për të ardhur më pas te goli i Ahmedit në të 27-tën.

Në pjesën e dytë Shkëndija menaxhoi mirë lojën, duke mos u sforcuar shumë. Në minutën e 73-të, Florent Ramadani realizoi një gol të bukur për rezultatin 4-0, që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore Shkëndija përsëri ka marrë kreun e renditjes në, duke lënë pas vetes Rabotniçkin dhe Gostivarin.

Derbi tjetër u luajt në Strugë, ku dy ekipet shqiptare Struga dhe Gostivari e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2. Struga dy herë kishte epërsi, por Gostivari arriti të barazonte. Kampioni aktual kaloi në epërsi me Kehinden, ish-sulmues i Gostivarit, në minutën e 25-të, ndërsa Gostivari barazoi me Aydogan në minutën e 36-të.

Struga riktheu epërsinë në minutën e dytë të kohës shtesë të 45 minutave të para me Compaoren, ndërsa Gostivari barazoi në të 85-tën me Simonovskin. Pikërisht kur u barazua rezultati, kishte një tollovi mes futbollistëve të të dy ekipeve, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes. Arbitri kryesor u detyrua të jepte 12 minuta kohë shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

 

 

 

Ekipi i Besës së Dobërdollit ka fituar derbin tjetër shqiptar duke e mundur Voska Sportin me rezultat minimal 1-0, por që u dhanë tri pikë shumë me vlerë. Autor i golit të vetëm ishte Remzifaik Selmani që në minutën e 11-t.

Shkupi është mundur nga Rabotniçki me rezultat 2-1, pa mundur të dalë nga kriza.

AP Brera është treguar e pamëshirshme ndaj Pelisterit, duke e mundur me rezultatin 4-0, ndërsa ndeshja e vetme ku nuk u shënua asnjë gol, ishte përballja Tiveshi – Sileksi.

Next Post

Roma përmbys Venezian, vjen fitorja e dytë radhazi nën drejtimin e Juric

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.