Skuadra e Gjilanit ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e javës së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj Prishtinës, ndërsa Feronikeli ’74 në fund të takimit siguroi barazimin 1:1 me Malishevën.
Edhe pse Prishtina e para kaloi në epërsi, Gjilani arriti ta përmbys rezultatin dhe t’ia shkaktoj humbjen e dytë ekipit nga kryeqyteti këtë sezon.
Albin Krasniqi (22’) e kaloi Prishtinën në epërsi pas një reagimi të dobët të portierit Kenan Haxhihamza për ta zhbllokuar rezultatin.
Megjithatë, Prishtina u kundërpërgjigj me golin e Kushtrim Shabanit në minutën e 36-të fillimisht, përpara se fitoren ta siguroj në pjesën e dytë.
Ishte Besir Ramadani që realizoi në minutën e 83-të për rezultatin final 2:1 në favor të Gjilanit.
Me këtë fitore, Gjilani ka tubuar 8 pikë, dy më pak se skuadra e Prishtinës.
Ndërkohë, Feronikeli ’74 në minutat e kohës shtesë siguroi barazimin dhe pikën e parë këtë sezon.
Armend Gashi realizoi me kokë për rezultatin final, pasi Malisheva ishte në epërsi prej minutës së 64-të, me golin e kapitenit Agon Xhaka.
Përkundër barazimit, Malisheva prinë në tabelë me 14 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Ballkani, Llapi dhe Suhareka që kanë tubuar nga 13 pikë.