Humbja në derbi u arkivua dhe Simone Inzagi është i kënaqur që skuadra e tij u rinis nga Udine.“Djemtë ishin fantastikë. Iu bëra komplimentet sepse erdhën në një fushë të vështirë si Udineze që ka marrë 10 pikë. Bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer dhe mëkati i vetëm është që nuk shënuam dot më shumë gola. Pastaj pësuam edhe një gol, nga një spastrim jo i mirë i zonës. Por gjetëm përqendrimin dhe shënuam po në pjesën e parë. Duhet të shënonim më shumë sesa tre gola, sepse nuk mund të ndodhë që rivali të vijë 2 herë në zonë dhe të shënojë 2 herë. Duhet t’i rishohim disa gjëra, por në sytë e lojtarëve kishte dëshirë për t’u ringritur. Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe na ndihmuan”, tha fillimisht Inzagi.
Je më shumë i mërzitur për golat e pësuar apo që nuk shënuat më shumë?
Duhet të shënojmë më shumë. Nuk mundet që ndeshja të jetë 1-0 në rastin e golit të barazimit. Kishim shumë raste të tjera. Por në sytë e lojtarëve pashë dëshirë. Seria A ka ndeshje të vështira dhe duhet të shënojmë më shumë. Nuk është e lehtë.
Jeni i shqetësuar për tre golat e pësuar me kokë?
Sigurisht që është një motiv mbi të cilin duhet të punojmë. Duhet që ta largojmë më mirë topin nga zona dhe të jemi më të zotët për të shoqëruar aksionet e kundërshtarëve. Jemi në 100% në fazën mbrojtëse dhe duhet të shohim diçka. Edhe goli i dytë lind nga një gabimi ynë. Por djemtë më kënaqën nga mënyra si reaguan dhe si luajtën.
Çfarë Lautaro prisni tani që gjeti golin?
Ai është kapiteni ynë, e dimë se çfarë do të thotë për ne. Nuk duhet ta vuajë presionin sepse punon shumë mirë. Të dielën ndaj Milanit ka pasur 2 raste, që në të shkuarën i shënonte. Por këtë herë u tregua i zoti. E vetmja gjë negative ishte fakti që kërkoi një gol me parabolë ndërkohë që Mkitarian ishte i lirë në anën tjetër.
Dimarko në pankinë është duke ju zënë vendin…
Ka bërë 65 minuta fantastike dhe pastaj aktivizova Auguston. Të gjithë në pankinë janë të vëmendshëm, që nga Arnautoviç, Asllani dhe Dumfris. Donim vetëm të fitonim.
PANORAMASPORT.AL