• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Incidentet në derbin e Madridit, dënimi që mund të marrë Atletico

30/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madrid dhe Real Madrid barazuan 1-1 në derbin e javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.

Si çdo herë tjetër, as kësaj radhe nuk munguan polemikat, vendimet e diskutueshme dhe acarimi i tifozëve.

Fillimisht në epërsi kaluan “Los Blancos”, të cilët ia dolën të shënojnë me Eder Militaon në minutën e 64-të pas asistimit të Vinicius Junior.

Të besuarit e Diego Simeones arritën që të barazojnë shifrat në minutën e 95-të ku pas një shpërqendrimi të mbrojtjes mike, Angel Correa ia doli të realizojë për 1-1.

Sidoqoftë, ajo që mori më shumë vëmendjen ishte fakti se ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të sendeve që tifozët hodhën në fushë në drejtim të Thibaut Courtois.

Fakti që portieri belg festoi përballë tyre golin që shënoi Real Madridi, i acaroi tej mase turmën në “Estadio Metropolitano”, duke detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen.

Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar për dënimin me të cilin do të përballet me shumë mundësi ekipi vendas.

Sipas rregulloreve të futbollit spanjoll, incidentet e tilla dënohen me 2 deri në 3 ndeshje mbyllje të një sektori të caktuar të tifozëve, në këtë rast tribuna mbrapa portës.

Atletico Madridi do të paraqesë para Komitetit të Garave dëshmitë në favor të tyre, por që me gjasë vendimi që do të merret nuk do të jetë në favorin e tyre.

Next Post

Vajza e Michael Schumacher lidh kurorë, 'sekuestrohen' celularët gjatë ceremonisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.