Lil pret Realin më 2 tetor në kuadër të Ligës së Kampioneve. Ançeloti i befasoi të gjithë me grumbullimin e Kilian Mbape, ndërsa pritej një duel i mundshëm me vëllain e tij Etan.
Diçka e tillë nuk do të ndodhë. Kjo për shkak se Etan Mbape vuan nga një dëmtim që do e mbajë jashtë fushës së blertë për rreth 2-3 muaj.
17-vjeçari pritet të kryejë ndërhyrje pikërisht nesër. Më pas do të bëhet e ditur sa do e vuajë klubi francez mungesën e tij. Vlen për t’u theksuar se as Kilian Mbape nuk është e sigurt, nëse do të marrë minuta pasi vjen nga një dëmtim.
PANORAMASPORT.AL