• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia “pret” Elbasanin në shtëpinë e tyre

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja 2-1 kundër Dinamos ka trazuar disi entuziazmin te Vllaznia, megjithatë të gjithë janë të bindur se ndaj Elbasanit do të vijë kthesa e madhe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç është rikthyer në fushë pas 2 ditësh pushim.

Edhe pse ndaj “Nëndetëses” u tentua një rezultat pozitiv, skuadra e Ilir Dajës tregoi se di të bëjë mirë edhe në momentet ekstreme të sfidës.

Gjithçka duket se është lënë pas dhe tashmë shkodranët po zhvillojnë përgatitje intensive për një sfidë të vështirë si ajo kundër Elbasanit. Sipas agjendës, sfida ishte programuar të zhvillohej në “Loro Boriçi”.

Por, duke qenë se në impiantin shkodran po mbillet bari, klubet janë dakordësuar që në këtë fazë, takimi i parë të luhet në Elbasan, e mandej, në fazën e dytë, ndeshja e radhës të zhvillohet në Shkodër.

Interesi është i madh për të parë vijëshmërinë e kësaj përballje me një “Elbasan Arena” që pritet të jetë i tejmbushur me vendasit që kanë treguar se sa shumë e duan dhe e mbështesin ekipin e zemrës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tifozët e Vllaznisë që gjithmonë janë aty për ekipin e tyre.

Next Post

STATISTIKAT/ Përballje pa precedentë me Leverkusenin në Champions, por Milani vuan në Gjermani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.