Thursday, 21. May 2026
Sport

Adrion Pajaziti do të ftohet nga Sylvinho

GS 01/10/2024 2 Min. Lesezeit

Mesfushori Adrion Pajaziti do të jetë risia e madhe e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Pajaziti, i cili luan te Gorica në Kroaci, do të ftohet për herë të parë nga Kombëtarja A e Shqipërisë dhe kjo është konfirmuar nga trajneri i ekipit U21, Alban Bushi.

Bushi në një intervistë ka zbuluar se Sylvinho e kishte kërkuar Pajazitin edhe për ndeshjet e muajit të shkuar ndaj Gjeorgjisë pas paraqitjeve të mira te Shpresat e Shqipërisë dhe tani do ta ftoj në grumbullimin e këtij muaji.

Shqipëria këtë muaj do të përballet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa Pajaziti pritet të bëjë debutimin e tij te ekipi A i kombëtares.

Pajaziti ka 12 paraqitje për U21 të Shqipërisë dhe 8 gola të shënuara, ndërsa më herët i ka luajtur edhe tri ndeshje me grumposhën e njëjtë të Kosovës.

Shqipëria më 11 tetor do të luaj në Tiranë me Çekinë, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Gjeorgjinë në udhëtim.

Aktualisht, Shqipëria është e dyta me 3 pikë në Grupin B1 të Ligës B, tri më pak se Gjeorgjia që prinë në tabelë. Pjesë e këtij grupi është edhe Ukraina që i ka humbur dy ndeshjet e para.

 

 

Teilen: