• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pse u tërhoq Griezmann nga Franca? Arsyet i rendit ‘Marca’

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamtumira e Antoine Griezmann nga përfaqësuesja franceze shkaktoi befasi të madhe në futbollin ndërkombëtar. Tashmë kanë nisur të zbulohen edhe arsyet që e shtynë sulmuesin drejt këtij vendimi.

Sipas spanjolles “Marca”, tërheqja e lojtarit të Atléticos së Madridit nga “Blutë” erdhi në një kohë kur disa emra që ndanin dhomën e zhveshjes me lojtarin, si Varane, Giroud ose Lloris, po largoheshin nga skuadra për t’u hapur rrugë lojtarëve më të rinj pas humbjen në finalen e Kupës së Botës 2022.

Një arsye tjetër ka të bëjë me rolin që luajti gjatë viteve të fundit me ekipin kombëtar dhe veçanërisht në Euro 2024. Griezmann e humbi rolin e tij si referencë për ekipin për shkak të Mbappesë, madje filloi disa ndeshje në stol ose jashtë synimi i Deschamps duke u përpjekur për të marrë maksimumin nga “ylli” i Real Madridit.

Kujtojmë që kombëtarja franceze zgjodhi Mbappénë në vend të Griezmannit si kapiten të ri të Francës, pavarësisht se lojtari i Atleticos ishte në ekip që nga viti 2014.

Së fundi, gazeta spanjolle shton se dyshimet për përplasje mes lojtarëve dhe Deschamps gjatë Euro 2024 mund të qëndrojnë pas vendimit të shpallur të hënën e kaluar.

Griezmann i tha familjes së tij vetëm vendimin e tij për t’u larguar nga Franca, duke surprizuar kështu Atléticon e Madridit, bashkëlojtarët e tij dhe Didier Deschamps, të cilët e morën vesh për vendimin vetëm disa orë para se të bëhej publik.

 

Next Post

Euroliga në RTSH, gati për sezonin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.