• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Milanit i kënaqur me ekipin, Fonseka: Luajtëm super, por kishim kundër arbitrin

02/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pengje për rastet e humbura e vrer për një penallti të padhënë. Paulo Fonseka mundohet të analizojë me qetësi disfatën e Leverkusenit, por edhe pse dallohet për stilin e tij, trajneri i Milanit u përmbajt me vështirësi në konferencë për shtyp.

fonseca-milan-agency

SFIDA – “Ndeshja që e kam shijuar shumicën e sezonit që kur kam qenë këtu. Kryesisht në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje fantastike, krijuam shumë dhe nuk ishte e lehtë kundër një ekipi si Leverkuseni. Jemi të trishtuar, të zhgënjyer, por duhet të jemi të ekuilibruar dhe të kuptojmë se çfarë bëmë dhe unë jam i kënaqur jo me rezultatin, por me guximin dhe mënyrën e lojës”.

PENALLTIA – “Për mua gjëja e çuditshme është se VAR nuk ndërhyri. Për mua ishte penallti ajo ndërhyrje ndaj Çikut. Arbitrat as nuk e panë situatën. Por ndjeva gjatë ndeshjes që arbitri nuk kishte dyshime për të dalë kundër nesh. Më pëlqen të flasim për gjyqtarët, nuk dua të jetë justifikim, por i ndjejmë këto gjëra”.

KUNDËRSHTARI – “Mendoj se Leverkuseni ka një lojë shumë të fortë pozicionale. Në pjesën e parë ishte shumë e vështirë, u mbyllëm disi hapësirat, por më pas ata krijuan probleme me kombinimet në korridorin e djathtë. Ishte e vështirë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”.

NDESHJA E RADHËS – “Fryma është gjithmonë e njëjtë: të fitosh. E diela do të jetë një ndeshje tjetër, me karakteristika të tjera. Por ne duam të fitojmë, të vazhdojmë rrugën tonë, me fitore, por besoj më shumë kur largohemi nga fusha me një ndeshje të tillë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Golashënuesit zikaltër në Champions, Lautaro synon të thyejë rekordin e Adrianos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.