Friday, 22. May 2026
Sport

Barcelona prezanton Szczesnyn

GS 02/10/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri Wojciech Szczesny është zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Ekipi nga Spanja, të mërkurën e ka prezantuar polakun 34-vjeçar, i cili me klubin e ri ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2025.

Barcelona ishte e detyruar të bënte një lëvizje të tillë pas lëndimit të gjermanit Marc-Andre ter Stegen, i cili ka humbur sezonin për shkak të lëndimit të pësuar.

Szczesny që do ta zëvendësoj Ter Stegenin, te Barcelona është transferuar si lojtar i lirë.

Ai muaj më parë e shkëputi kontratën me Juventusin për t’u tërhequr nga futbolli aktiv, por doli nga pensioni pasi mori ofertë nga Barcelona.

Krahas Juventusit, Szczesny gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e Romës, Arsenalit e Brentfordit.

Teilen: