• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Henry ‘godet’ PSG-në: Është normale ta mposhtësh këtë ekip

02/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Francezit Thierry Henry nuk i ka lënë aspak përshtypje të mirë loja e PSG-ja në humbjen (0-2) ndaj Arsenalit këtë të martë, në një ndeshje të raundit të dytë të fazës së Ligës së Kampionëve.

Në hapësirën komentuese në CBS, ish-lojtari i Arsenalit theksoi se skuadra pariziene la një imazh të keq në Londër, por ka rrëfyer se nuk priste ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Arsenalit.

“Skuadra është e ekuilibruar, ata kishin posedimin e topit, por kaq ishte. Dhe kjo nuk mjafton. PSG nuk i ka ata lojtarë që e bëjnë skuadrën të luajë si dikur. Mund të keni një ide për lojën, lojtarë që dinë ta ekzekutojnë atë, por kur i afrohen zonës, përveç Barcolasë që provoi disa gjëra, nuk pamë më shumë. Është normale që, në këtë moment, Arsenali ta mposhtë Paris Saint-Germain në shtëpi, veçanërisht këtë PSG. Pa dashur të mos respektoj PSG-në…”, përfundoi Henry.

Kujtojmë se skuadra e Mikel Artetës mundi skuadrën pariziene me rezultat 2-0, me gola të Havertz (19’) dhe Saka (35’) që siguruan fitoren në pjesën e parë.

Next Post

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë, vajzat “kuqezi” triumfojn 4-2 me penallti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.