Peter Schmeichel në rolin e të dërguarit për për CBS Sport në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe Celtic e cila përfundoi me rezultatin 7-1 në favor të gjermanëve. Ish-portieri danez dhe legjenda e Mançester Junajtid ndoqi gjithashtu ndeshjen në tribunë për të vëzhguar nga afër djalin e tij Kasper duke mbrojtur portën e skocezëve. Nuk ishte një mbrëmje e lehtë për të dhe kjo është arsyeja pse në fund të ndeshjes, para se të intervistonte sulmuesin e Borussia-s, Karim Adeyemi, babai Peter dëshiron t’i tregojë futbollistit verdhezi se çfarë mendon realisht.
“Nuk do të të fal kurrë për atë që i bëre djalit tim”. Schmeichel bën shaka, duke shkaktuar të qeshura në studion ku ndodheshin Henry, Richards dhe Carragher. Adeyemi në fakt shënoi një hat-trick, duke u bërë një nga më të mirët në fushë në këtë ndeshje. Intervista vazhdon më pas me Adeyemi që zbulon sekretin e tij të madh fitues, duke mbajtur ende një linjë shakaje: “Gruaja ime përgatiti brokolin, ndoshta kjo është arsyeja”. Peter Schemichel zbulon se çfarë i tha djalit të tij Kasper në fund të ndeshjes: “I thashë atij ndërsa po largohej nga fusha: ‘Kjo ishte një ditë e keqe. Merre ashtu siç është, ec përpara dhe bëhu një lider në dhomat e zhveshjes për të ndihmuar skuadrën të rikuperohet nga kjo ndalesë”.