• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti pranon kritikat për humbjen e realit me Lille: As barazimin nuk e meritonim

03/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të humbësh, por jo siç bëri Real Madridi mbrëmë ndaj Lille.

I ftohtë, apatik dhe pa frymëzim. Ancelotti, i cili la Mbappe në pankinë, por i dha minuta në pjesën e dytë, pranon kritikat.

Në fakt, as ylli francez, as Guler, Modric apo Fran García nuk mundën ta rregullonin problemin me hyrjen e tyre në fushë.

Është koha për të reflektuar dhe trajneri italian e bëri këtë sapo mbaroi ndeshja: “Skuadra rivale luajti më mirë dhe meritoi fitoren. Ishte e vështirë për ne të futeshim në lojë për nga intensiteti dhe duelet. Mund të kishim barazuar, por nuk do të ishte e merituar. Ne duhet të mësojmë nga ajo që ka ndodhur”.

Për sa i përket qëndrimit në pjesën e parë, Ancelotti pranon: “Çdo gjë shkoi shumë keq, ishte e vështirë për ta rikuperuar topin. Ishte e vështirë për ne të gjeneronim mundësi, të krijonim raste. Zotërimi i topit ishte i ngadaltë dhe me pak ide”.

Ajo që Ancelottit nuk i ka pëlqyer është qëndrimi i skuadrës: “Trishtimi vjen nga ndjenja e ekipit. Ndeshjet në futboll mund edhe të humben, por nuk kemi lënë një ndjenjë të mirë ndaj Lille. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Sidoqoftë, i kemi burimet për të mësuar, duhet t’i rregullojmë gjërat shpejt, sepse kemi një tjetër sfidë të rëndësishme të shtunën”.

Ajo që nuk i mungon italianit dhe Real Madridit është autokritika: “Të jem i sinqertë, kritikat për ndeshjen janë të drejta, korrekte dhe duhet t’i pranojmë”.

Next Post

Bayerni humbet pas 7 vitesh në grupet e Championsit, reagimi i trajnerit Kompany

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.