Granit Xhaka e Andi Zeqiri janë përfshirë në listën e Kombëtares së Zvicrës për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Selektori Murat Yakin, të enjten ka bërë publike listën prej 24 futbollistëve, në mesin e të cilëve janë edhe shqiptarët Xhaka e Zeqiri.
Xhaka është kapiten i Zvicrës, ndërsa Zeqiri ftohet pas një periudhe, pasi për herë të fundit ishte pjesë e “helvetikëve” në nëntor të vitit të shkuar.
Zvicra këtë muaj do t’i luaj dy ndeshje në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës A dhe kërkon pikët e para pasi muajin e shkuar pësoi dy humbje në po aq përballje të luajtura.
Më 12 tetor, Zvicra do të përballet me Serbinë, ndeshje kjo që luhet në Leskovc derisa tri ditë më vonë do të luaj në shtëpi kundër Danimarkës.