Futbollisti Ermir Lenjani është tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë pas një dekade, ka njoftuar FSHF-ja të enjten.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, FSHF-ja ka falënderuar Lenjanin për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për fanellën kuq e zi.
35-vjeçar, i cili bën karrierë në kategorinë e dytë zvicerane te Schaffhauseni, ka debutuar me Shqipërinë më 15 nëntor të vitit 2013 dhe gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 44 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.
“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve.
Ai ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2016”, ndërsa për herë të fundit ishte pjesë e Kombëtares vitin e shkuar por nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Polonisë.
Ndeshjen e fundit me Shqipërinë, Lenjani e ka luajtur në nëntor të vitit 2022, në fitoren 2:0 ndaj Armenisë në miqësore.