• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Zvicrës: As që e kemi menduar të nisemi në Serbi pa Granit Xhakën

03/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Zvicrës e nisi me dy humbje në Ligën e Kombeve. Por tani, djemtë e Murat Yakin po duan të marrin pikët e para kundër Serbisë si mysafir dhe në shtëpi kundër Danimarkës.

Të enjten, 50-vjeçari prezantoi skuadrën për këto dy ndeshje.

Duke u ndalur te kapiteni Granit Xhaka dhe lidhja e tij emocionale me Kosovën, Yakin tha se as që është menduar ndonjëherë të shkohet në Serbi pa të.

“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”, tha Yakin në konferencën për media.

Në anën tjetër, Yakin njoftoi se Ruben Vargas nuk do të jetë pjesë e të ftuarve, për shkak të një lëndimi. Vendin e tij do ta zë Christian Witzig i FCSG, që është edhe prurje e re në ekip.

Në ndeshjen e parë të Zvicrës, Nico Elvedi ishte përjashtuar me të kuq. Federata zvicerane e ka konsideruar vendimin për përjashtimin e tij si kontrovers, dhe prandaj thonë se është ndëshkuar me vetëm një ndeshje moslojë. Ai do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e tetorit.

E para ndeshjes në St.Gallen kundër Danimarkës, do të ketë edhe nderime.

Tre yjet e Nati, siç e quajnë zviceranët kombëtaren e tyre, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer and Fabian Schar, të cilët u pensionuan këtë verë, do të përshëndeten edhe zyrtarisht me fansat para ndeshjes.

Ndërkaq, Xhaka dhe “dostat” e tij po presin të udhëtojnë për në Serbi, gjegjësisht në qytetin e Leskovcit, më 12 tetor. Ndeshja kundër Danimarkës do të luhet më 15 tetor.

Next Post

LIGA E KONFERENCËS/ 16 skuadra zbresin në fushë, Nazmi Gripshi kundër ekipit serb. Njihuni me formacionet e sfidave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.