Friday, 22. May 2026
Sport

Ish – lojtari i Napolit iu nënshtrua sërish një operacioni

GS 04/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kalvari i dëmtimit të Arkadiuzh Milik po vazhdon.

Sulmuesi i Juventusit, i cili nuk ka qenë kurrë i disponueshëm për Tiago Motën këtë vit, po rikuperohej nga dëmtimit në gju, i pësuar në qershor me ekipin kombëtar.

Kohët e fundit po përflitej se ai do të kthehej pas ndeshjeve të kombëtareve, por nuk rezulton më kështu.

Siç sqarohet në deklaratën e klubit të Juventusit, ish-lojtari i Napolit iu nënshtrua sërish një operacioni dhe nuk do të jetë i gatshëm për Tiago Motën të paktën deri në muajin janar.

Teilen: