Friday, 22. May 2026
Sport

Kafshoi rivalin në qafë, futbollisti i Prestonit dënohet me tetë ndeshje

GS 04/10/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Preston, Milutin Osmajiç është dënuar me tetë ndeshje pezullim pasi kafshoi lojtarin e Blekbërnit, Ouen Bek në qafë. Takimi i mbajtur muajin e kaluar, i cili përfundoi në barazim pa gola, ka qenë skenë e një gjesti të shëmtuar, i cili nuk është anashkaluar nga disiplina e Federatës së Futbollit.

Malazezi Osmajiç ka lënë shenjën e dhëmbëve të tij në qafën e mbrojtësit të Rovers, por i shpëtoi kartonit të kuq pasi kryesori Mat Donohu nuk e vuri re gjestin.

Kryesori largoi nga fusha Bek pasi i kishte rënë me shkelm Duane Holms ndërsa sulmuesi e kafshoi në formë hakmarrje.

Teilen: