Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Luis Enrike nuk ndalet te Dembele, Donaruma rrezikon vendin në formacion

GS 05/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mediet franceze janë të bindura se “viktima” e radhës e Luis Enrikes do të jetë Xhixho Donaruma. Mësohet se trajnerit i është sosur durimi me portierin italian, i cili numëron plot 117 ndeshje me PSG që prej momentit kur u transferua në Paris.

Gabimet e bëra në ndeshjen me Arsenalin kanë bindur trajnerin spanjoll që të bënte ndryshimin e dëshiruar prej javësh.

Thuhet se në ndeshjen e radhës të PSG-së, atë përballë Nisës, mes shtyllave do të jetë Matvey Safonov.

25-vjeçari ka mbërritur në Paris këtë sezon pasi klubi i zotëruar nga fondi i Katarit i pagoi plot 20 milionë euro Krasnodarit.

Portieri rus ka mbrojtur këtë sezon në plot tri takime (dy herë në Ligue 1 dhe një herë në Champions) portën e PSG-së duke u paraqitur mjaft mirë.

Portieri i tretë i PSG-së është spanjolli Arnau Tenas (23 vjeç).

Teilen: