Sunday, 22. March 2026
Sport

Mjafton Preka, Partizani ngjitet në vend të parë

GS 05/10/2024 1 Min. Lesezeit

Partizani ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Bylisit në kuadër të javës së 8-të të “Abissnet Superiore” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Arena e Demave” gjithçka u zgjidh nga një mbrojtës, nga Preka, i cili në zhvillimin e një goditje këndi arriti të godasë saktësisht me kokë. Një fitore minimale në një ndeshje ku nuk munguan rastet, por finalizimi la shumë për të dëshiruar.

Me këtë fitore skuadra e Partizanit ngjitet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me 5 pikë në vendin e parafundit.

 

 

 

 

 

 

 

Teilen: