• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Reali bën detyrën ndaj Villarrealit, aktivizimi i Mbappesë nxit polemika në Francë

06/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit nuk gaboi në ndeshjen e shtëpisë përballë Villarrealit, duke fituar 2-0 (Golat). Ancelotti i befasoi të gjithë duke rreshtuar në formacionin titullar Kylian Mbappenë, i cili u la i lirë nga Franca për t’u rikuperuar nga një problem i vogël fizik.

Aktivizimi i ish-sulmuesit të PSG-së pritet të shkaktojë shumë polemika për faktin që “braktisi” Francën, ndërkohë që ishte në gjendje të luante.

Sa i përket takimit të “Santiago Bernabeut”, golin e parë e shënoi Valverde, që përmbylli me saktësi një skemë të “Los Blancos” në zhvillimet e një këndoreje.

Për golin e sigurisë mendoi Vinicius Junior, që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 73-të. Lajmi i keq për Realit ishte dëmtimi i rëndë i Carvajal, që doli me barelë nga fusha. 

Reali me këtë fitore barazoi me 21 pikë Barcelonën në krye të renditjes, por “blaugranat” mund ta rikthejnë epërsinë prej tri pikësh me fitoren e mundshme ndaj Alavesit në transfertë.

Next Post

VIDEO/ Nuk përmbahet Thuram, prenoton topin për në shtëpi, Torino pa shpresë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.