• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shënoi tripletë kundër Alaveshit, Levandovski: Mjafton të më japin topin e duhur…

07/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Levandovski ka qenë frymëzimi i Barcelonës në fitoren 3-0 në Vitoria kundër Alavesh. Polaku ka qenë autori i tre golave të katalanasve, të cilët vazhdojnë të kryesojnë të qetë në La Liga, me tri pikë më shumë sesa Reali i Madridit. Leva ka folur pas takimit për mikrofonët e “Movistar+”, duke treguar për ecurinë e tij në këtë sezon, ku numëron 10 gola në La Liga, në krye të golashënuesve. 461607269_1091479832334039_7974147212482820271_nGOLAT – “Nuk ka ndonjë sekret të veçantë në ecurinë time veç punës. E vërteta është se tani marr më shumë topa dhe kështu për mua është më e lehtë që të shënoj. Jam i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e bërë. Kur shënon tre gola që në pjesën e parë, më pas mund të kontrollosh gjithçka pa probleme. Tani është radha e kombëtares”, tha ai.

FLIK – “Kemi bërë një punë të madhe gjatë fazës përgatitore. Kësaj i shtohet dhe cilësia e madhe që kemi në skuadër, jemi një grup shumë i mirë. Gjithsesi, nuk i kemi thënë të gjitha. Mund të luajmë më mirë dhe të përmirësojmë disa aspekte ku kemi shfaqur dobësi”.

KALENDARI – Levandovski ka folur dhe për kalendarin mjaft të ngjeshur me të cilën po përballen të gjithë klubet në Europë. “Në karrierën time kam luajtur shumë ndeshje në pak ditë. Kam luajtur duke pasur vetëm 2 ose 3 ditë pushim. Shpresoj që gjatë ndalesës së kampionatit të rikuperojmë ndonjë nga lojtarët e dëmtuar”, tha polaku.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë për dy miqësoret ndaj Malit të Zi U-19

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.