Ferran Torres u dëmtua dje në ndeshjen që katalanasit fituan 0-3 përballë Alavesh. Ditën e sotme, Barça ka dhënë më tepër informacion.
Njoftimi i Barcelonës:
“Testet e kryera sot kanë zbuluar se Ferran Torres ka një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Rikthimi në stërvitje do të vendoset nga rikuperimi i tij”, shpreh Barça.
Kështu klubi nuk bën të ditur sa do mungojë. Spekulohet se për kohën e rikhtimit të tij duhen 7 deri në 8 javë. Kështu Torres do humbë disa ndeshje kyçe si Sevija, Bajern dhe Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL