Saturday, 23. May 2026
Sport

Skuadra e Serisë A në telashe, sulmuesi këput ligamentin dhe mbyll sezonin

GS 07/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kaos total me dëmtimet në këtë fillim sezoni. Problemet e lojtarëve në ligamente po bëhen shumë të shpeshta.

hq720

I radhës që ka mbyllur sezonin është sulmuesi i Torinos, Duvan Zapata. Kolumbiani u largua me barelë në ndeshjen me Interin dhe u pa që bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë.

Testet mjekësore kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë të 33-vjeçarit. Zapata do i nënshtrohet operacionit dhe ka mbyllur sezonin, pasi do të jetë jashtë për 8-10 muaj. Më herët, lojtarë të tjerë mbyllën sezonin për shkak dëmtimi si Ter Stegen, Rodri, Bremer dhe Karvajal.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: