• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Man City e fiton betejën ligjore

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City fiton betejën ligjore me Premier League në lidhje me sponsorizimin nga kompanitë afër kupolës drejtuese të klubit.

Kampionët e Anglisë kanë marrë dritën jeshile nga paneli i arbitrazhit për shkeljet e pretenduara të rregullave të ligës për Transaksionet me Palët e Asociuara. 

Paneli vendosi se pjesë të rregullave të Premier League ishin në shkelje të ligjit britanik të konkurrencës dhe gjithashtu të paligjshme sepse klubet nuk ishin në gjendje të komentonin llojet e të dhënave që kampionati do të merrte në konsideratë. 

Vendimi i Premier League është në lidhje me dy transaksione, të dyja në vitin 2023, pasi dyshohet se arritën në një mënyrë të padrejtë procedurale dhe duhet të anulohen. Në një deklaratë të klubit, City shkruan se kishin pasur sukses me pretendimin e tyre ndërsa Premier League tha se vendimi miratoi “objektivat e përgjithshme”.

Marrëveshja e sponsorizimit të klubit anglez me kompaninë ajrore, pranë presidencës së Cityt, besohet të jetë me vlerë rreth 100 milionë Euro në vit, shkruan Klan News.

Fitorja ligjore e kampionëve të Anglisë nuk ka lidhje me 115 akuzat për të cilat është akuzuar për mosrespektim të FPF, megjithëse shumë nga akuzat kanë të bëjnë me sponsorizimet.

Next Post

Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.