• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transferta në Frankfurt lë pasoja, Bajernit i dëmtohen 2 lojtarë

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Herri Kejn duhej të zëvendësohej me një dëmtim gjatë barazimit të Bajernit në Frankfurt. Tani bavarezët japin një përditësim për golashënuesin më të mirë. Pas barazimit 3-3, tifozët e gjigandëve nga Mynihu janë të shqetësuar për shëndetin e Kejnit. “Pyka” angleze është dashur të zëvendësohet në Frankfurt në minutën e 72-të.

bayern

Ai më herët ishte ankuar për probleme në kofshë dhe ishte trajtuar për minuta të tëra nga mjekët e ekipit. Tani Bajerni dha një përditësim për Herrin. Faqja kryesor e rekordmenëve të Gjermanisë shkruan: “Herri Kejn, i cili duhej të zëvendësohej me një dëmtim, udhëtoi drejtpërdrejt nga Frankfurti në ekipin kombëtar anglez dhe u ekzaminua atje nga mjekët e shoqatës së futbollit. Një diagnozë më e saktë është ende në pritje”, deklarata e skuadrës më të titullar në tokën gjermane.

Kombëtarja angleze, kapiteni i së cilës është Kejn, takohet me Greqinë në shtëpi në Ligën e Kombeve (10 tetor) dhe duhet të luajë jashtë në Finlandë (13 tetor). Futbollisti me numrin “9” nuk ishte lojtari i vetëm i Bajernit që u lëndua. Daiot Upamekano gjithashtu duhej të zëvendësohej pak para përfundimit të takimit. Sipas një deklarate zyrtare nga ekipi, mbrojtësi francez ka “probleme muskulore në kofshë”.

“Sky” raporton se transalpini ka pësuar një çarje të lehtë të fibrës muskulore. Por ka besim se ai do të jetë sërish në formë ndeshjen e ardhshme kundër Shtutgartit. Kjo nuk është e gjitha, edhe Matis Til vuan nga probleme me shpatullat. Talenti francez ka këputur një ligament në shpatullën e tij, por nuk pritet të jetë jashtë për shumë kohë. Është vlerësuar rreth dy javë. Si masë paraprake, të dy francezët nuk udhëtuan në ekipet e tyre kombëtare përkatëse pasi u konsultuan me shoqatat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shpresat e Kosovës gati për duelet e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.