Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Franca, Deschamps: Mungesa e Mbappe? Tani klubet kanë pushtetin

GS 09/10/2024 1 Min. Lesezeit

“Është një realitet. Punëdhënësit e lojtarëve janë klubet. Fuqia e klubeve…”. Kështu trajneri i Francës, Didier Deschamps, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, ka folur në lidhje me Kylian Mbappé, i cili fundjavën e kaluar luajti me Realin, por me përfaqësuesen nuk u grumbullua për shkak dëmtimi.

Edhe pse jemi në një dritare ndërkombëtare, Deschamps nënvizon se “klubet kanë pasur gjithmonë fuqinë”.

“Në çdo kohë, interesi i përfaqësueseve dhe i klubeve mund të jetë i përbashkët, përveç në një moment. Fakti që klubet mund të jenë të kujdesshëm, nuk them ngurrues, për shkak të kalendarit… a është mirë për përfaqësueset”, tha ai.

“E rëndësishme është që të kemi një bashkëpunim. Nuk jam këtu për ta vënë lojtarin në vështirësi me klubin e tij”, përfundoi ai.

 

Teilen: