Monday, 16. March 2026
Sport

Mbrojtësi dardan ikën nga grumbullimi para udhëtimit drejt Lituanisë

GS 10/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova humb pjesë para ndeshjes me Lituaninë, në transfertë, në kuadër të Nations League. Leart Paqarada ka lënë grumbullimin për arsye dëmtimi dhe do t’i bashkohet klubit të tij për trajtimin e mëtejshëm. Më poshtë njoftimi i FFK-së:

“Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.

Gjatë dy ditëve të kaluara, ai, në përgjithësi, është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët, sot, nga ora 11:00, do ta kenë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë rast.

Teilen: